LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ftesën nga Specialja e mora para dy javësh, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Tahiri: Ftesën nga Specialja e mora para dy javësh, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka marrë ftesë nga Specialja para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai ka thënë se ftesa nuk ka qenë befasi për të, pasi e ka pritur një gjë të tillë për shkak të disa paqartësive që i kanë përcjellë gjatë komunikimit, përcjell Telegrafi.


Zyrtari i PDK-së ka thënë ai në cilësinë e ministrit i është përgjigjur në disa raste Gjykatës Speciale, por sipas tij institucioni që ai ka drejtuar nuk ka ndarë sekrete me ta.

Tahiri thotë se është ftuar pikërisht për shkak të komunikimeve që kanë pasur me Specialen dhe përgjigjeve që u kanë dhënë atyre.

Ai thotë se edhe disa ligje që janë miratuar në Qeveri “kanë shkaktuar kokë dhembje te Specialja” për çka edhe dyshon se mund të jetë ftuar.

“Ne kemi obligime ndaj qytetarëve tanë sepse jo të gjithë kanë mundësi për të udhëtuar në Hagë, pastaj ata edhe kanë nevojë për mbrojtje dhe si shtet ne duhet t’u sigurojmë mbrojtje”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori