LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet bashkëpunimi i Ghetto Geasyt, Onatit me DJ Blunt dhe Real 1

Konfirmohet bashkëpunimi i Ghetto Geasyt, Onatit me DJ Blunt dhe Real 1

Një sërë postimesh të DJ Blunt dhe Real 1 bashkë me liderin e Babastars, Ghetto Geasy, ngjallën dyshime për një duet të mundshëm në mes të emrave të njohur të estradës.

Dhe këta artistë shqiptarë duket se kanë mbledhur forcat për një projekt të përbashkët dhe ky pritet të prezantohet së shpejti para publikut.


Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga menaxheri i label-it Babastars, Dekorim Sahiti.

Nga xhirimet e klipit të ri të Ghetto Geasyt, Onat, DJ Blunt dhe Real 1

Ky i fundit në një prononcim për Telegrafin e konfirmoi bashkëpunimin e dy yjeve të Babastars, Ghetto Geasyt dhe Onatit me DJ Blunt dhe Real 1.

“Po, së shpejti po vjen një bashkëpunim i Ghetto Geasyt dhe Onat me DJ Blunt & Real 1”, ka thënë Dekorim Sahiti për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti tregon se kjo këngë pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim dhe xhirimet e klipit thuajse janë në finalizim. “Nuk është akoma një datë e saktë e publikimit, por kënga do lansohet gjatë ditëve në vazhdim dhe xhirimet gati kanë përfunduar”, ka thënë më tej Sahiti.

Nga xhirimet e klipit të ri të Ghetto Geasyt, Onat, DJ Blunt dhe Real 1

Reperët e lartpërmendur gjatë këtij viti kanë qenë mjaft të angazhuar me projekte muzikore, ndërsa nuk munguan as në mbrëmje të ndryshme në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Magazina
Kalo në kategori