LAJMI I FUNDIT:

Historia e pazakontë: Si e fituan italianët të drejtën të quhen ‘të bardhë’ në SHBA?

Historia e pazakontë: Si e fituan italianët të drejtën të quhen ‘të bardhë’ në SHBA?

Në vitin 1790, gjatë presidencës së George Uashingtonit, u bë regjistrimi i parë në SHBA, në të cilin popullata u nda në tre kategori: “Femrat dhe meshkujt e bardhë dhe të lirë”, “Të gjithë personat e tjerë të lirë” dhe “Skllevërit”, që në atë kohë ishin kryesisht afrikanët.

Siç shpjegon Brent Staples në një artikull të gjatë në New York Times, ideja e Kongresit ishte t’i jepte jetë një Amerike të bardhë, protestante dhe me kulturore homogjene, duke imagjinuar se vetëm të bardhët e lirë emigrantë në Shtetet e Bashkuara “mund të bëhen qytetarë të natyralizuar”.

Italianët mbërritën në SHBA si të ‘bardhë të lirë’, por shumë shpejt nisën të krahasoheshin me personat me ngjyrë.


Siç transmeton gsh, 14 marsin e vitit 1891, 11 emigrantë italianë, shumica sicilianë, u linçuan në New Orleans nga një turmë banorësh që sulmoi burgun e zonës.

Ky episod bëri që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Italisë të tensionoheshin shumë.

Shtypi italian bënte thirrje për drejtësi dhe një dëmshpërblim të drejtë për familjarët.

Personat përgjegjës nuk u dënuan kurrë, por presidenti i atëhershëm Benjamin Harrison vendosi ta jepte një lloj dëmshpërblimi për familjet.

Falë asaj historie, italianët në Amerikë u bënë ‘të bardhë’ me të drejta të plota dhe njerëz që meritonin respekt.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori