LAJMI I FUNDIT:

Apolloni: Ndarja e Nobelit për Handke, tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit

Apolloni: Ndarja e Nobelit për Handke, tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit

Regjisori Ben Apolloni ka thënë se është shumë e çuditshme ndarje e çmimit Nobel për Letërsi Handkes, kur ka akoma gjallë shkrimtarë shumë më të mirë se ai siç mund të jetë Milan Kundera.

Apolloni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Handke u pozicionua në anën e një vrasësi si Millosheviqi dhe vepra e tij nuk ka më ndonjë kuptim.


“Handke ose mund të ketë luajtur mëndësh ose Akademia suedeze [e Nobelit] ka luajtur mëndësh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se çmimi është një provokim pasi është një tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit.

“Ta vlerësosh këtë njeri për qëndrimet që bota e njeh sot për qëndrimet politike në kohën kur sot ka shkrimtarë shumë më të mirë në letërsi, është padyshim provokim”.

Apolloni thotë se ende nuk ka pasur ndonjë rast kur është anuluar Çmimi Nobel për Letërsi por sipas tij mund të bëhet pasi rasti më i freskët është që vitin e kaluar për shkak të skandaleve seksuale të vet Akademisë së Nobelit ndarja e çmimit është shtyrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori