LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Franca këmbëngul që të mos u jepet datë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Bloomberg: Franca këmbëngul që të mos u jepet datë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Franca këmbëngul se Bashkimi Evropian ende nuk është gati për të diskutuar mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj, tregojnë dokumentet e shkëmbyera midis diplomatëve në Bruksel të cilat i sigurojë “Bloomberg”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e saj me titull “Macron kërkon të ngadalësojë zgjerimin e BE-së, goditje për aspiratat e Ballkanit”, Bloomberg shkruan se megjithëse shumica e vendeve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Franca dhe Holanda dëshirojnë një rregullim të plotë të procesit të zgjerimit, përpara se të fillojnë negociatat me të dyja vendet.


“Paris dëshiron që bisedimet e mëtutjeshme të jenë më graduale, më konkrete në përfitimet që po japin vendet në fjalë. Asnjë datë për negociatat zyrtare nuk duhet t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara se BE të përfundojë këtë rregullim të metodologjisë së saj”, thuhet në draft komunikatën që u pasua më 10 tetor nga diplomatët francezë drejt qeverive të tjera të BE-së.

Drafti i fundit i vendimit, që Bloomberg ka siguruar, jep dritë të gjelbër për negociatat zyrtare të pranimit që të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por sipas burimeve diplomatike thuhet se “askush nuk është i lumtur” me tekstin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori