LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat
Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Tash e një kohë në mediat shqiptare është raportuar një krizë mes marrëdhënies së Mozzik dhe Loredana Zefit.

Megjithatë, kjo e fundit ditë më parë e konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga reperi ferizajas, me ç’rast ka treguar se është nënë beqare dhe se tashmë është më e fortë për të vazhduar karrierën e saj.

Loredana konfirmon distancimin nga Mozzik, thotë se tashmë është një nënë beqare
Lexo po ashtu Loredana konfirmon distancimin nga Mozzik, thotë se tashmë është një nënë beqare

E njëjta përmes një postimi që ka ndarë me fansat në Instagram, vjen me një mesazh tejet domethënës për të gjitha nënat, përfshirë edhe veten.


Loredana Zefi me mesazh për të gjitha nënat (Foto)

Në fakt, postimi në fjalë flet për edukimin e fëmijëve, në këtë rast për vajzën, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet e zonja e vetes.

“Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj e në vend që të përgatitësh jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuar jetën. Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësimin dhe dashurinë për veten”, ka shkruar mes tjerash artistja Zefi.

Reperja nga Ferizaj tanimë do të vazhdojë e vetme në turneun, “Bonnie and Clyde”, që ajo ka paraparë ta mbajë gjatë vitit 2020.

https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori