LAJMI I FUNDIT:

Mancini i lumtur me fitoren ndaj Greqisë dhe kualifikimin e Italisë në Euro 2020

Mancini i lumtur me fitoren ndaj Greqisë dhe kualifikimin e Italisë në Euro 2020
Roberto Mancini (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Roberto Mancini është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Italisë dhe përkrahjen e tifozëve vendas në fitoren 2-0 ndaj Greqisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Grupit J.

Azzurrët kanë fituar të shtatë ndeshjet e luajtura në Grupin J dhe janë kualifikuar në Euro 2020, diçka që Italia nuk e ka arritur kurrë më parë.


Jorginho konvertoi një penallti dhe Federico Bernardeschi shënoi nga distanca për të siguruar fitoren e sotme 2-0 ndaj Greqisë në Stadio Olimpico.

“Djelmoshat bënë vërtet mirë. Para së gjithash, dua të falënderoj tifozët në Olimpico që dolën dhe na përkrahën, edhe pse në pjesën e parë ishim pak të tensionuar, mbase nervoz për rikthimin në Romë”, ka thënë fillimisht Mancini.

Italia mposht Greqinë dhe siguron kualifikimin në Euro 2020
Lexo po ashtu Italia mposht Greqinë dhe siguron kualifikimin në Euro 2020

“Ne donim t’ua kushtonim fitoren fëmijëve në spitalin e fëmijëve”.

“Ne do të takojmë ekipe që ulen dhe mbrojnë. Ishim shumë të furishëm në pjesën e parë, por duhej ta kishim lëvizur me durim topin për të krijuar hapësira. Përkundrazi, filluam me topa të gjatë dhe kjo nuk është mirë”.

Italia siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Greqisë (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ne vazhduam të përqendruar dhe arritëm objektivin tonë”.

“Ishte e mrekullueshme të shohësh Olimpicon si sot dhe shpresojmë se do të jetë edhe më mirë qershorin e ardhshëm”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Premier League
Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Premier League
Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

La Liga
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Premier League
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Bundesliga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori