LAJMI I FUNDIT:

Trupat turke kanë hyrë në qytetin e rëndësishëm kufitar Ras al-Ain

Trupat turke kanë hyrë në qytetin e rëndësishëm kufitar Ras al-Ain

Derisa ofensiva kundër kurdëve ka hyrë në ditën e katërt, Turqia pretendon sot se ka hyrë në qendrën e qytetit të rëndësishëm kufitar Ras al-Ain, derisa autoritetet kurde e mohojnë pushtimin.

Nga ky regjion janë larguar deri më tani më se 200 mijë njerëz, të ndjekur edhe nga opozitarët sirian që po mbështeten prej Turqisë, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i operacioneve të suksesshme, në kuadër të Operacionit Pranvera e Paqes, qyteti Ras al-Ain në lindje të Eufratit, është vënë nën kontroll,” ka shkruar ministria turke e mbrojtjes në Twitter.


Por, autoritetet kurde mohuan që ky qytet kishte rënë në pushtimin turk, duke thënë se luftimet po vazhdojnë. “Ras al-Ain është ende duke rezistuar dhe përleshjet po vazhdojnë”, tha një zyrtar i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.

Sipas një korrespodenti të AFP-së në zonë, sjellë Telegrafi, thuhet se trupat turke dhe aleatët rebelë sirianë, kanë hyrë në qytet, por nuk e kanë marrë nën kontroll.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se ky qytet, një objektiv kryesor i ofensivës turke, ende nuk ishte marrë plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori