LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Pozicioni i Vjosa Osmanit nuk është definuar

Haziri: Pozicioni i Vjosa Osmanit nuk është definuar
Foto: Ridvan Slivova

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë duke punuar me Lëvizjen Vetëvendosje me grupet punuese në mënyrë që kur të vjen puna të bisedimet konkrete liderët t’i kenë më të lehta që t’i zhvillojnë ato.

“Që ka moratorium në këtë proces, nuk ekziston”, ka thënë Haziri për raportimet e sotme se bisedimet kanë stagnuar. Kërkesat e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe EPP, Brukseli, sot delegacioni gjerman dhe shtetet e QUINT-it kanë qëndrim të njëjtë: krijim të qeverisë sa më shpejt Kërkojnë qeveri të pastër, me njerëz pa të kaluar penale, që është parimi kryesor edhe i kësaj qeverisje dhe nuk e kemi problem asnjëra palë”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.


Ai në Analiza Zgjedhore ka thënë se negociatat nuk kanë shkuar në stadin që të flitet për ndarjen e pozitave.

“Ne shkojmë me një program të detajuar dhe të operacionalizuar në zbatim. Çështjet si dialogu, është e definuar se Kryeministri do t’i udhëheq bisedimet, formati, agjenda dhe periudha kohore po formohet nga ana e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell, ku Kosova nuk mund të lëvizë shumë. Një marrëveshje pa njohje reciproke është e paimagjinueshme”.

“Ajo që po shohim ne nuk është “Finale e madhe”, por “Gjysmëfinale e madhe” por që çon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse domosdoshmërisht”.

Haziri ka thënë se roli i kandidates së tyre për Kryeministre në qeverinë e re, ku Kurti do të ishte Kryeministër nuk është definuar.

“Vjosa ende trajtohet si e nominuar për Kryeministre sepse nuk ka përfunduar procesi. Ju siguroj se përfaqësimi i saj në emër të LDK do të jetë puro politik dhe në përfaqësim sa më të lartë në institucionet e vendit. Nuk besoj që kemi ndërtuar një profil çfarë e ka sot për një post ministror”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori