Barcelona planifikon të rinovojë kontratën e lojtarit të tyre kryesor, Lionel Messi, për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Sipas mediumit Cadena Ser, presidenti i Blaugranëve, Josep Maria Bartomeu, thuhet se ka ndërmend të zgjasë kontratën e sulmuesit argjentinas deri pas Kupës së Botës 2022.
Bartomeu dhe Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit, nuk janë ulur për të folur kohëve të fundit, por presidenti thuhet se ka ndërmend të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.
Kohëve të fundit, Messi tha se ai nuk ka folur me Bartomeun që nga eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli gjashtë muaj më parë, por shtoi se ai ishte i hapur për të diskutuar për rinovimin.
Barça dëshiron të mbyllë rinovimin sa më shpejt që është e mundur, megjithëse në klub mendojnë se do të jetë Messi ai që vendos kur të bëhet rinovimi.
Ata duan t’i ofrojnë Messit një kontratë të përjetshme, që tejkalon futbollin, i cili përfshin lidhjen midis markës “Messi” dhe Barcelona për të paktën dhjetë vjet.
32-vjeçari ka luajtur për gjigantët katalunas në 16 sezone radhazi dhe ka shënuar 604 gola të mrekullueshëm – një rekord klubi – në 692 paraqitje për ekipin.
Messi ka fituar 34 trofe me Blaugranët përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë trofe të Copa del Rey. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të
Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes
Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi
Agjenti i Roques lë të kuptohet kush ishte fajtori për largimin e tij nga Barcelona
Erling Haaland ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brentfordit
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet