LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva edhe sot do të mbetet në spital

Katica Janeva edhe sot do të mbetet në spital

Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, me shumë gjasa edhe ditën e sotme do e kaloj në spital. Avokatja e saj Irena Frçkovska, për Televizionin Alsat ka bërë të ditur se Janevës i janë konstatuar disa probleme shëndetësore dhe disa anomali.

Sipas saj, ish-prokurorja speciale po u nënshtrohet edhe disa procedurave tjera testuese dhe gjendja e saj shëndetësore po ndiqet nga mantel-bardhët.

Avokatët paralajmërojnë se do kërkojnë përsëri masën e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por pasi që të marrin përgjigje nga Gjykata në lidhje me garancinë që paraprakisht e ofroi e dyshuara Janeva, për lëshimin e saj nga burgu i Shutkës.


“Janeva ende gjendet në spitalin “Zhan Mitrev” ku po u nënshtrohet kontrolleve dhe testeve të ndryshme. Po përcillet gjendja e saj shëndetësore. I janë konstatuar disa probleme dhe anomali pas kontrolleve por ende po i bëhen disa analiza të tjera.

Me siguri edhe sot do të qëndroj në spital. Ne gjithsesi që do të kërkojmë masën e arrestit shtëpiak, por njëherë do e presim vendimin për garancinë, që duhet të merret gjatë javës së ardhshme”, tha Avokatja e Katica Janevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori