Një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme e kanë përcjellë Kosovën edhe në këto zgjedhje parlamentare, të cilat janë mbajtur ditën e diele më 6 tetor.
Sipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve, numri i votave të pavlefshme në këto zgjedhje është 40 mijë e 732.
Komunat të cilat kanë më së shumti vota të pavlefshme janë: Novobërda, Skenderaj, Drenasi, Podujeva, Lipjani, Rahoveci, Dragashi, Malisheva, Kamenica dhe Vitia.
Lidhur me ketë temë, Telegrafi ka biseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët bëjnë edhe monitorimin e zgjedhjeve.
Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, numëroi disa arsye që ndikojnë në numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme.
“Numri i lartë i votave të pavlefshme po e përcjell Kosovën që sa vite. Në zgjedhjet e kaluara të 2017-së në fakt kishim numër edhe më të lartë të votave të pavlefshme, mbi 42 mijë vota të pavlefshme. Këto vota të pavlefshme paraqesin 5% të votës të përgjithshme. Në zgjedhjet e vitit 2014 ishin mbi 30 mijë vota të pavlefshme por për shkak se kishte më pak votues, kjo shifër prapë paraqet normën e njëjtë të votës së përgjithshme. Tri komunat me më së shumti numër të votave të pavlefshme në zgjedhjet e kaluara e duket se edhe në këto zgjedhje dalin të jenë Skenderaj, Drenas dhe Novobërda, të cilat mbërrijnë normën rreth 10%. Pra gati çdo i dhjeti person hedh në kuti votë të pavlefshme. Janë së paku tri arsye pse një fletëvotim shpallet i pavlefshëm: votuesi mund të shënoj vetëm kandidatët dhe jo partinë ose shënohet më shumë se një parti ose në rastin kur me qëllim prishet fletëvotimi për shkak të pakënaqësisë së votuesit me skenën politike, apo siç njihet edhe si votë e protestës. Fletëvotimi edhe mund të prishet nga ndonjë person në kohën kur numërohen mirëpo gjasat e kësaj janë të vogla pasi ka komisionerë e vëzhgues të subjekteve të ndryshme gjatë numërimit të cilët e mbrojnë votën e të gjithëve”, ka thënë Bakija në një deklaratë të dhënë për Telegrafin.
Ai tregoi se çfarë veprimesh duhet ndërmarrë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme numri i fletëvotimeve të pavlefshme të mos jetë kaq i madh.
“KQZ pas zgjedhjeve të vitit 2014 kishte bërë një auditim të fletëvotimeve të disa kutive për të parë arsyet e votave të pavlefshme, mirëpo kjo nuk ishte përcjell me edukim të votuesve në mënyrë të targetuar. Duhet të shikohet komunat dhe lokacionet me vote të lartë të votës së pavlefshme dhe KQZ së bashku me organizata jo-qeveritare duhet të targetojnë ato komuna e lokacione për edukim se si votohet”, u shpreh ai.
Gjithashtu, drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha për Telegrafin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i kushtoj rëndësi kësaj çështje.
“Padyshim se nëpër çdo palë zgjedhje që mbahen në Kosovë kemi një numër të madh të votave të pavlefshme, ku edhe në zgjedhjet e fundit fatkeqësisht kishte një numër shumë të madh të tyre. Mendoj se KQZ duhet t’i kushtoj rëndësi kësaj çështje dhe të na jap statistika se sa është numri i fletëvotimeve ku qytetarët me vetëdije të plotë e bëjnë votën e tyre të pavlefshme dhe po ashtu të dimë numrin e saktë të fletëvotimeve të cilat qytetarët nuk kanë arrit ta kuptojnë se si të votojnë”, tha ajo.
Ajo përmendi disa raste kur qytetarët votojnë vetëm kandidatët për deputetë dhe jo subjektin politik, dhe që kjo votë shpallet e pavlefshme.
“Kemi raste kur janë plotësuar vetëm numrat e deputeteve por jo edhe partia në këtë rast i bie që ata se kanë pasur të qartë mënyrën e votimit, ashtu siç edhe kemi raste kur qytetarët kanë bërë votën e tyre të pavlefshme me vetë dëshirë ngase nuk iu ka pëlqyer asnjëra nga ofertat e tyre që në këtë rast dallon shumë nga ato rastet tjera kur një kategori e qytetarëve nuk kanë arrit ta kuptojnë drejtë mënyrën e votimit”, theksoi ajo.
Më poshtë Telegrafi ua sjellë numrin dhe përqindjen e votave të pavlefshme në zgjedhjet 2019 në Kosovë:
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia fitues është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje