LAJMI I FUNDIT:

KQZ finalizon procesimin e votave të zgjedhjeve, Vetëvendosje mbetet e para

KQZ finalizon procesimin e votave të zgjedhjeve, Vetëvendosje mbetet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të votave nga 2 mijë e 547 sa ishte numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave, transmeton Telegrafi.


Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind të votave.

Në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.57 për qind. Kurse Lista Serbe ka 6.61 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar ende pragun zgjedhor.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votat me kusht dhe nga diaspora do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim.

Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/