Për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, duhet të ketë së paku 4 mijë vota, kur bëhet fjalë për parti më të vogla, ndërsa deri në 10 mijë tek subjektet që kanë përqindje më të lartë. Kjo, nuk vlen shumë edhe për komunitete.
Përqindja e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit përcakton edhe ulëset në Kuvend. Me respektimin e kuotës gjinore, kandidati i tretë duhet të jetë femër, në këtë formë bazuar në praktikat e kaluara, ka pasur raste kur dallimi me votë ka qenë i madh.
“Përllogaritja e numrit të deputetëve dhe numrit të votave që iu duhen atyre, bazohen në numrin e ulëseve që ka fituar secili subjekt. Pra nëse një subjekt ka fituar një numër të caktuar të ulëseve merret për bazë ai numër i deputetëve në listë që ka fituar më së shumti vota. Në këtë listë pastaj aplikohet kuota gjinore nëse nuk është arritur të përfaqësohet kuota gjinore prej 30% minimalisht”, tha për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.
Ky dallim është vrejtur edhe me subjektet e vogla, ku nëse nje deputeti me konkurencë të madhe në subjektin të tij i duhen deri në 10 mijë votë, një kandidati tjetër në parti më të vogël mund të bëhet me vetëm 4 mijë votë, përcjell Telegrafi.
“Nuk ekziston një kriter i caktuar se sa vota duhet të ketë një kandidatë për t’u bërë deputetë. Mesatarja e votave që një kandidat për deputet për të marrë mandatin në këto zgjedhje sillet prej 5-6 mijë vota. Por ky rregull nuk vlen për të gjithë subjektet pasi varet se sa deputetë kanë fituar. Zakonisht subjektet që kanë fituar më pak vota e që janë futur në Kuvend, edhe kandidatëve të tyre u duhen më pak vota për t’u bërë deputetë”, deklaroi më tej Eugen Cakolli.
Por për komunitetet, ky numër mund të jetë shumë më i vogël. Deputeti që në legjislaturën e gjashtë kishte më së shumti vota ishte Albin Kurti me mbi 143 mijë vota, kurse Albert Kinolli nga komuniteti rom, pjesë e Kuvendit u bë me 539 vota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit