LAJMI I FUNDIT:

A do të respektohet mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

A do të respektohet mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

Për disa ekspertë, mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për zbatimin e gjuhëve duhet të zbatohet, ndërsa për disa të tjerë janë të mendimit se fjalën e fundit e ka Kuvendi. Krerët shtetërorë thonë se duhet të pritet versioni përfundimtar dhe më pas të komentohet vendimi i Komisionit.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se Qeveria është e gatshme të zbatojë mendimin e ekspertëve për shkak se, sipas tij, ajo që propozojnë ata që praktikë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se “si institucion jemi të gatshëm ta zbatojmë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.


Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një nga themelet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe se me këtë ligj përfundohet pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit.

“Secili kthim prapa do të thotë hapje të Marrëveshjes së Ohrit dhe bisedime të reja”, potencoi Osmani.

Megjithatë, ai theksoi se rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venedikut do të shqyrtohen dhe deo të merren parasysh, por vendimet merren në Kuvend.

Kryetari Stevo Pendarovski dje tha se bëhet fjalë për draft-dokument i cili, sipas tij, është publikuar parakohe për arsye politike.

Edhe Ministria e Drejtësisë para dy ditë u deklarua se nuk do të komentojë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut deri sa të bëhet zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Kalo në kategori