Me natyrën konkurruese që ka fusha e biznesit, vetëm të mbijetosh nuk mjafton. Me kaq shumë shpërqendrime, si mund të kalosh turmën dhe të kapësh qëllimet e tua? Nuk duhet vetëm të konkurroni, duhet të dominoni.
Në mënyrë që të sillni më shumë të ardhura për biznesin dhe familjen tuaj, duhet të fokusoheni në disa pika gjatë gjithë kohës.
Mendo ndryshe
Ajo çfarë ju ka sjellë deri këtu nuk do ju çojë më larg. Nëse realisht doni të dominoni një industri dhe të jeni biznesi kryesor brenda saj, duhet të ndaloni së menduari dhe operuari si të gjithë të tjerët. A dëshironi të jeni biznesi që prodhon më shumë, me një çmim më të ulët, apo doni më pak klientë që ju paguajnë më shumë para? Nuk ka një përgjigje e duhur ose e gabuar. Duhet të vendosni se çfarë lloj biznesi doni të jeni.
Rri gjithmonë gati
Takon dikë në një ngjarje rrjetëzimi. Pasi flisni për pak minuta, shkëmbeni dhe kartëvizitat tuaja. Sapo ky person të kthehet në zyrë, bëjnë tre gjëra: vizitojnë faqen tuaj, shikojnë profilin tuaj në LinkedIn dhe madje të shikojnë edhe profilin në Facebook. Domethënë, ke më pak se pesë minuta për t’ia marrë vëmendjen këtij personi, përcjell Telegrafi.
Kur të kesh kohë, bëje një kontroll personale. A duket faqja e juaj e internetit ndryshe, apo njëlloj si gjithë konkurrentët e tu? A përmban faqja juaj e LinkedIn rekomandime, foto dhe video që do ja kapin vëmendjen, apo mënyra se si produktet tuaja i kanë ndihmuar klientëve? Mos harro, mjaftojnë vetëm pesë minuta për t’ia dhënë dikujt përshtypjen e parë.
Perfeksiono përshkrimin tënd rreth biznesit
Në një ngjarje tipike të rrjetëzimit, do kesh një mundësi për një përshkrim të shkurtër se çfarë është biznesi yt, i cili mund të zgjasë nga 30 deri në 60 sekonda. Shumica janë shumë të lodhshme. Fokusohu në tre gjëra kur punon në fjalimin tënd: kush është audienca e synuar, si mund t’i ndihmosh dhe çfarë ofron.
Kap vëmendjen e njerëzve
Kohë më parë, nëse dëshiroje të reklamoje shërbimet, do të të duhej ta bëje në shtyp, në radio, postera apo televizion, platforma këto shumë të shtrenjta për bizneset e vogla. Kompanitë me më shumë para kishin avantazh. Por gjërat janë shumë më ndryshe në 2019. Të gjithë kanë një mundësi të barabartë. YouTube, Facebook, LinkedIn, apo Instagram i kanë lejuar të gjithëve të jenë në pronësi të një rrjetëzimi personal, të aftë të regjistrojë qindra mijëra njerëz me një klik të vetëm butoni, përcjell Telegrafi.
Nuk e di se nga t’ia fillon? Fillo duke bërë një përpjekje për të hedhur një video në javë në YouTube. Këto mund të jenë video të thjeshta dy-minutëshe të cilat tregojnë se si ju ndihmoni konsumatorët tuaj. Dërgojani klientëve me një shënim të personalizuar dhe kërkojuni mendimin. Duke dhënë vlerë falas, pa e shitur, do kapni vëmendjen tuaj dhe në të ardhmen ata mund të jenë klientët tuaj të rinj.
Rri mbi konkurrencën
Mendo se çfarë të bën ndryshe nga konkurrenca, ty si individ. Fatkeqësisht nuk të mjafton vetëm një produkt ose shërbim i mirë. Ka disa gjëra të ndryshme që mund të fillon t’i bësh që sot: shkruaj një libër, intervistohu në një radio ose emission televiziv. Filloj bëj paraqitje të drejtpërdrejt në Facebook. Krijo një kanal në YouTube. Me rrjetet sociale të sotme, të gjithë po ju shohin. Ndoshta nuk komentojnë ose nuk bëjnë pëlqime, por ju kanë nën vëzhgim gjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje