Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, po shihet si vendim i qytetarëve për ndryshime rrënjësore në qeverisje.
Analistët thonë se për të parën herë dy parti politike, konkretisht Vetëvendosja dhe LDK, mund ta formojnë qeverinë, pasi mund të kenë 61 deri në 63 deputetë, por që në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.
Profesori universitar, Behlul Beqaj për KosovaPress, thotë se zgjedhjet e djeshme kanë dëshmuar se po fillon një lindje potenciale e ndryshimeve politike.
Teksa thekson se koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë, por sipas tij, në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.
“Realisht qytetarët kanë filluar të reflektojnë. Gradualisht po fillon perëndimi i qeverisjes së një mënyre dhe shkolle politike. Në anën tjetër, po fillon lindja potenciale e ndryshimeve të politikbërësve që ndoshta do të mësojnë nga gjitha këto pasoja që i ka bërë politika e deritashme… Koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë. Kjo nuk do të thotë se do të ketë këtë epilog definitiv… por gjithsesi besoj që realisht mund të pritët që këto dy parti të arrijnë marrëveshjen. Marrëveshja do të nënkupton së paku përfshirjen e një subjekti të tretë që nënkupton në thonjëza përfshirja e një komandanti”, thotë ai.
Se ka ndodhur ndryshimi i madh, e thotë dhe analisti politik, Ramush Tahiri, derisa dha detaje se si duhet të jenë kombinimet politike, në rastin e koalicionit VV-LDK.
“Populli ka votuar për ndryshime. Populli partitë që kanë qenë në qeveri i kanë qitë në opozitë të gjitha, nëse nuk kalon edhe Limaj me Nismën. Karakteristik është që për të parën herë dy parti politike munden me bërë qeverinë. Vetëvendosja dhe LDK i kanë 61-63 deputetë të këtyre votave që ndahen dhe teprojnë mes partive fituese. Zgjidhja kushtetuese është që këto dy parti të bashkëpunojnë. Parimi politik është që partia që ka fituar zgjedhjet e ka kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit, sepse kryeparlamentarin e ka si normë Kushtetuese. Ndërsa Qeverinë, Albin Kurti ka thënë se do të udhëheq partina që del fituese dhe lideri që është dhe lider i partisë se i tillë është i të merr vendime. Unë shpresoj që Vjosa Osmani të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme”, thotë analisti Tahiri.
Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Murati tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë më së miri për vullnetin e qytetarëve, teksa tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja e kanë rrugën e hapur për koalicionin paszgjedhor për të formuar qeverinë e re në Kosovë.
“Kjo tregon më së miri vullnetin qytetarë se si dëshirojnë të shohin Kosovën apo kënd dëshirojnë të shohin në bashkëqeverisje në të ardhmen. Disponimi paraprak i dy subjekteve politike ka qenë që cilado që i fiton zgjedhjet do të ftoj tjetrën të hyjë në koalicion. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit dhe ndonjë hatër mbetje eventuale, po besoj që dy subjektet politike kanë diskutuar edhe më herët. Në bazë të kësaj mund të ketë rrugën e shtruar për një bashkëpunim potencial për të krijuar Qeverinë e re”, thotë Murati.
Analisti politik Shkelzen Maliqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në, por nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme.
Në bazë të dhënave të KQZ-së dhe numërimit të 98 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 200 mijë e 754 vota, apo 25,55 përqind. E pasur nga LDK-ja me 195 mijë e 296 vota, kthyer e në përqindje 24,86 përqind.
E treta renditet me 21 përqind PDK-ja, kurse e katërta AAK me 11,53 përqind. Në bazë të këtyre të dhënave, koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk është duke kaluar pragun, pasi kanë vetëm 4,89 përqind të votave./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025