LAJMI I FUNDIT:

KQZ numëron të gjitha votat në Malishevë, NISMA-AKR-PD del e para e ndjekur nga PDK

KQZ numëron të gjitha votat në Malishevë, NISMA-AKR-PD del e para e ndjekur nga PDK

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Malishevës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se  koalicioni NISMA-AKR-PD radhitet e para me 35.94 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 23.49 për qind, transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 19.69 për qind të votave, kurse Vetëvendosje është partia e katërt me 12.91 për qind.

Sipas rezultateve të KQZ-së, koalicioni AAK-PSD ka marrë 7.01 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Malishevë ishte 74. /Telegrafi/

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/