Lindon Selahi, mesfushori i talentuar i Twentes, i cili po bën paraqitje shumë të mira në kampionatin holandez, ishte një nga risitë e listës së trajnerit Edy Reja për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.
I pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të hëne së bashku me Cikalleshin, 20-vjeçari theksoi se zgjodhi Shqipërinë pa u menduar dy herë edhe pse për të kishte interes edhe nga Belgjika, transmeton KP.
“Mendoj se e kam merituar këtë ftesë. Që i vogël ka qenë dëshira ime që të luaj në kombëtare. Jam ende shumë i ri por shpresoj që të luaj, trajneri vendos në fund dhe mendoj se jam gati. I njoh disa futbollistë pasi Seferin e kam njohur, ashtu edhe Ramadanin. Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100 për qind te Shqipëria”.
Më pas Selahi u ndal te dy ndeshjet e radhës, ndërsa shpjegoi edhe pozicionin e tij në fushë me shpresën se trajneri Reja do t’ia japë mundësinë për të debutuar me kuqezinjtë.
Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë. Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si “6” apo “10”. Për momentin jam në sezonin parë te Twente por jam mirë. Nuk po shoh lart por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje në Evropian”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'