Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një ecuri negative këtë muaj, me të dhënat që tregonin se ngadalësimi kishte filluar. Por tani ekonomistët thonë se pritshmëritë do të përkeqësohen edhe më tej. Shoqata Kombëtare e Ekonomisë së Biznesit, në një studim publikuar të hënën ka theksuar se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto e SHBA-së vitin e ardhshëm do të bjerë nën 2 për qind për herë të parë që nga viti 2016. Në anketën e mëparshme, pritshmëria për vitin e ardhshëm ishte 2.1 për qind, ndërsa tani ajo ka rënë në 1.8 për qind.
Edhe pse 54 ekonomistë të anketuar nuk presin akoma një recesion të afërt, parashikimi rreth ngadalësimit nuk është më thjesht pritshmëri. Tani ai është realitet dhe ka të ngjarë të zgjasë gjatë, përcjell Telegrafi.
Javën e kaluar, një raport i Institutit për Menaxhimin e Furnizimit theksoi se sektori i prodhimit u kontraktua për muajin e dytë radhazi në muajin shtator. Madje indeksi që mat rritjen mujore të industrisë regjistroi nivelin më të ulët që prej muajit qershor 2009. Edhe sektori i shërbimeve u ngadalësua. Për pasojë, të dhënat e raportit, me ecuri kaq negative bënë investitorët të pyesin nëse Rezerva Federale do të rritë përsëri stimulin monetar me uljen e mëtejshme të normave të interesit.
Megjithatë, kur vihet në perspektivë, ekonomia nuk është në gjendje të keqe. Për shembull, vërtet në muajin shtator u hapën më pak punë sesa pritej, ama Amerika është afër punësimit të plotë. Madje ka kuptim pse rritja e vendeve të punës po ngadalësohet: me shkallën e papunësisë në 3.5 për qind më e ulëta që nga muaji dhjetor 1969, nuk ka mjaft njerëz në dispozicion për të mbushur pozicionet e hapura.
Edhe sipas kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell, ekonomia është ende relativisht mirë. Ky është zgjerimi më i gjatë i ekonomisë amerikane dhe po vazhdon ende, thjesht me një ritëm më të ngadaltë.
Rezerva Federale ka rritur normat e interesit dy herë deri tani, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike. Por në vend ka ende shumë pritshmëri për politika monetare edhe më lehtësuese në pjesën e mbetur të vitit 2019. E gjitha kjo ka ndarë edhe ekonomistët në vend. 40 për qind e tyre parashikojnë një ulje tjetër të normës këtë vit, ndërsa tre e katërta e tyre presin një ulje të normës deri në fund të vitit 2020. Nga ana tjetër, sipas pritshmërive të tregut, ka një shans prej 78 për qind për një ulje tjetër me 25 për qind këtë muaj dhe një mundësi gati 90 për qind për muajin dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles