LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova tregoi pjekuri politike, nuk dalloi nga vendet me demokraci të avancuar

Haradinaj: Kosova tregoi pjekuri politike, nuk dalloi nga vendet me demokraci të avancuar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se, ‘vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën,  u vërtetua që ishte veprim i drejtë.’

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar aktivistët dhe strukturat e AAK-së, për siç ka thënë besimin e palëkundur.


“Fillimisht dua t’i falënderoj strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme dhe besimin e palëkundur që na e falën. Po sot, dëshiroj të falënderoj institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon”, ka thënë Haradinaj.

Ai zgjedhjet e së dielës i ka quajtur të drejta dhe me pjekuri politike.

“Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim. Uroj që me të njëjtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend”, është shprehur kreu i AAK-së.

Më tej Haradinaj thekson se Kosova ka treguar demokraci të avancuar.

“Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.Kosovë, na presin sfida”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori