LAJMI I FUNDIT:

Flet Konjufca: Vetëvendosje është fituese, qeverinë e bëjmë me LDK-në

Flet Konjufca: Vetëvendosje është fituese, qeverinë e bëjmë me LDK-në

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja  është e para në nivel vendi.

“Mendojmë se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente që prej kur mbahen zgjedhjet në Kosovë. Me rëndësi që ka folur sovrani dhe që tash ky zë gjendet në kutitë e votimit. Ato janë më të rëndësishmet për ne, sepse aty ndodhet zëri”, ka thënë Konjufca.

Ai ka uruar LDK-në që ka dalë e para dhe me të ka thënë se do të bëjnë qeverinë e ardhshme.


“Të dhënat tona tregojnë që jemi të parët, që Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe unë uroj qytetarët edhe një herë Jemi të kënaqur si Vetëvendosje. Me këtë rast shprehim urimin edhe për vendin e dytë që e ka marrë LDK-ja, me të cilën mendojmë se do të bëjmë qeveri”, ka thënë ai, njofton Telegrafi.

Ai ka falënderuar institucionet e sigurisë, Policinë e Kosovës që tha se janë kujdesur që gjithçka të shkojë mirë si në fushatë, ashtu edhe sot kur është votuar.

Konjufca foli edhe për fotografimin e votës, ku tha se ato që argumentohen se ka fotografi të votës do të procedohen në institucione të sigurisë.

Ai bëri të ditur se LVV do të dal për të festuar në shesh dhe ku tha se kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës.