LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Është çështje kohe se kur do të dalin librat e rinj

Ademi: Është çështje kohe se kur do të dalin librat e rinj

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë do të takohet përsëri të hënën me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, të cilit iu dha një ultimatum nëse nuk i pranon kërkesat për paga më të larta, do të pasojë grevë.

Ademi tha se ai as nuk dëshiron të mendojë për skenarë të këqij si greva sepse është optimist se do të ketë një përgjigje.

I pyetur për mungesën e teksteve shkollore si dhe për cilësinë e dobët, ai tha se ishte çështje kohe para se kur do të dalin librat e rinj shkollorë, dhe këtë javë ai nënshkroi vendimet për të zgjedhur ofertën më të favorshme.


Megjithë vonesën, për të ky është një proces i suksesshëm, siç thotë ai, për herë të parë në 5 vjet, ka pasur blerje të tillë publik./Telegrafi/