LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen katër persona nga një aksident komunikacioni në Fushë Kosovë

Lëndohen katër persona nga një aksident komunikacioni në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bresi të Komunës së Fushë Kosovës kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Kelani tha se njësitet policore janë përgjigjur rastit.

“Në ora 11:20, në Bresie (Fushë Kosovë) ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Njësitet policore iu janë përgjigjur rastit”, tha ai.

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"
Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

Edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident me fatalitet që kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë lënduar tre.

Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Po ashtu, në një aksident komunikacioni në afërsi të Lipjanit ka mbetur i vdekur një preson dhe janë lënduar dy të tjerë.

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog
Lexo po ashtu Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog

Edhe katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog. /Telegrafi/