Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2018, sipas të cilave numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%
Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë, shkallës së arsimimit të tyre, të dhëna për personat e licencuar për t’i kryer aktivitetet shëndetësore në institucionet shtetërore ose private në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, ky publikim ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, institucionet private të licencuara, shërbimet paraklinike, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse, etj.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2018, ishte 13, 180 persona, prej tyre 3, 486 persona ishin mjekë specialistë, 8, 226 infermierë dhe 1, 468 staf jo-mjekësor. Numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 13, 215, 001 shërbime, prej tyre: në mjekësi familjare ishin 4,136, 388 vizita; në stomatologji ishin 683, 133 vizita; në laboratore ishin 2, 665, 980 shërbime; si dhe në intervenime dhe shërbime të veçanta ishin 4, 582 422 sosh. Në spitalet e përgjithshme kishte 381, 340 ditë shërimi me 84, 222 pacientë të shtrirë, ku 18, 376 pecientë ishin operuar. Po ashtu, janë realizuar 825, 381 vizita ambulantore, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1, 571, 836. Gjatë vitit 2018, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 465, 488 ditë shërimi me 78, 791 pacientë të shtrirë, ku  ; 22, 715 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 352, 377 vizita diagnostike për pacientë; 515, 033 vizita ambulantore; 2, 930, 787 shërbime laboratorike dhe 551, 036 shërbime të veçanta.Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar 330, 522 shërbime stomatologjike në total, prej tyre rreth 51, 829 vizita kontrolluese; 81, 757 shërbime për pacientë jashtë Prishtinës, etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, sipas ASK-së, gjatë vitit 2018, ishte 2, 475 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 392 raste, ose shprehur në përqindje 15.9%.
“Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2018, në të gjitha spitalet publike të Kosovës, ishte 124, 446 raste. Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 352, 380. Numri i të prekurve me TBC kishte 702 raste, prej tyre 338 ishin femra dhe 364 meshkuj. Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%. Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ka 19 241 punonjës shëndetësorë të licencuar, prej tyre 13, 441 janë femra dhe 5, 800 janë meshkuj. Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1, 592, prej tyre 27 spitale dhe 1, 565 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, nga gjithsej 1 592 institucione private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 418, ose 26.25%, e numrit të përgjithshëm të institucioneve të licencuara private./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City