LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen katër fëmijë në mesin e 31 emigrantëve që po fundoseshin nga dy barka të dëmtuara

Shpëtohen katër fëmijë në mesin e 31 emigrantëve që po fundoseshin nga dy barka të dëmtuara

Autoritetet franceze i kanë shpëtuar dhjetëra emigrantë, që po lundronin nëpër Kanalin e La Manshit, në përpjekje që të arrinin në Britani të Madhe.

Por, barkat e tyre prej gome pësuar dëmtime, duke bërë që një adoleshent dhe katër fëmijë që ishin në mesin e 31 prej tyre, ta kishin jetën në shumë rrezik, transmeton Telegrafi.


Emigrantët që janë nga Iraku, Irani dhe Afganistani janë kthyer në Francë prej nga ishin nisur, ndërsa shumica prej tyre kanë pësuar hipotermi, si pasojë e qëndrimit në det të hapur. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka gjendje të rëndë, që do të kishte pasoja për jetën.

Barkat ishin aq të dëmtuara dhe rrymat e ujit nuk shkonin në favor të tyre, duke bërë që njëra prej tyre të fundosej, sapo emigranti i fundit u nxor i sigurt prej aty.

Emigrantët janë duke ndërmarrë rreziqe të shumta që të arrijnë nga Franca në Britani të Madhe, e cila ka ndërmarrë një qasje të pa kompromis ndaj emigrantëve ekonomikë që vijnë në Evropë për një jetë më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori