Dhurata Hoxha: Voto PDK, për fuqizimin e gruas, sundimin e ligjit, për gjasa e mundësi të barabarta
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, Dhurata Hoxha, ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë, për përfaqësuesin e duhur, partinë dhe platformën, për qytetarët dhe shtetin, e ato i ka numri 112 dhe Partia Demokratike.
Hoxha ka ftuar qytetarët, në veçanti votuesit që për herë të parë votojnë, ta votojnë numrin 27, sepse, ajo ka dëshmuar me vepra se e lufton korrupsionin, ka kontribuar për fuqizimin e grave, ka kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë.
Dhurata Hoxha ka theksuar po ashtu se “gratë dhe të rinjtë duhet ta gjejnë lumturinë, këtu, duke u fuqizuar ekonomikisht, me perspektivë dhe të lumtur në Republikën e Kosovës, prandaj, voto! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!”
Postimi i plotë
“Qytetare e qytetar i nderuar,
Ti që je me të drejtë vote, ti që voton për herë të parë,
Të ftoj të dalësh në votim, më 6 tetor. Vota jote, merr vlerë e peshë, kur atë ia besoni përfaqësimit të duhur, në partinë e duhur, me platformë politike dhe ofertë për qytetarët dhe shtetin, për mandatin 4 vjeçar.
Të gjitha këto kushte i plotëson votimi i numrit 112 dhe Kadri Veselin, me numrin 1, për Kryeministër.
Kërkoj votën tënde po ashtu, për numrin 27.
E kërkoj votën për PDK, Kadri Veselin dhe numrin tim, 27, për shumë arsye.
Republikën e Kosovës e dua pa korrupsion, shtet me gjasa e mundësi të barabarta, të zhvilluar ekonomikisht me ndërmarrësi dhe inovacion.
E kërkoj votën tënde, sepse, kam dëshmuar me vepra se e luftoj korrupsionin, kam kontribuar për fuqizimin e grave, kam kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë dhe sundimin e ligjit.
Gratë dhe të rinjtë duhet ta gjejnë lumturinë, këtu, duke u fuqizuar ekonomikisht, me perspektivë dhe të lumtur në Republikën e Kosovës, prandaj, voto! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
Falënderoj të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit e kësaj fushate, të cilët na u gjendën pranë dhe përcollën mesazhin tonë, mesazhin e fitores së vizionit tonë, platformën e Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.
#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak