NISMA Socialdemokrate fushatën zgjedhore e ka përmbyllur në Prizren. Nga qyteti historik, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të jetë zgjidhja më e mirë për shtetin.
Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati i koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se vota e inatit nuk do të sjell asgjë Kosovës.
Për këtë arsye, Limaj tha se ai është kandidati për kryeministër më i përgatituri, si intelektualisht, ashtu dhe kombëtarisht.
“ Angazhimi jonë nuk përfundon me 6 tetor. Me 6 tetor ne marrim përgjegjësi të reja të cilat duhet të i kryejmë me dinjitet. Për ne detyrat fillojnë me 7 tetor me modesti ndaj atyre që na kanë votuar dhe duke qenë të vendosur në mbrojtje të interesave të Kosovës….me Nismën dhe kandidatët një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ne nuk do të lejojmë në asnjë moment të cenohet interesi i Kosovës.
Limaj nga Prizreni tha se asnjë nga kandidatët për kryeministër nuk është më i përgatitur se ai.
“Me ofertat që sot i keni në treg, as njëri nga ta as profesionalisht as kombëtarisht as për një gjë nuk janë më të gatshëm se unë për të drejtuar vendin. Siç e dini ata i kam ftuar se një muaj ejani të dalim para qytetarëve se kush jemi ne dhe çfarë keni për të dhënë për vendin…ejani të dallohemi intelektual se kush është më i mirë për të drejtuar vendin. Edhe në aspektin intelektual edhe në aspektin kombëtar. Kam dashtë me tregu që ka mjera ushtarë që si intelektual kanë luftuar për atdheun e tyre”, tha Limaj.
“Për mbi të gjitha është Kosova, rezultati është fuqia e vendit tonë. Fitorja është fitore e çdo familje të Kosovës. Ne sot ekzistojmë për ti shërbyer këtij vendi. Po e përmbyllim këtë fushatë duke bërë thirrje për bashkim. Duke ftuar qytetarët të bashkohen për shtetit. Mjaft përçarjeve mjaft mashtrimeve koha për për të bashkuar shtetin”, tha ai.
Limaj tha se gjuha populiste po merr fund në Kosovë, pasi sipas tij njerëzit kanë nevojë që të marrin oferta konkrete. Për këtë arsye siç tha Limaj për të ecur përpara duhet votuar për projektin që bën bashkë shqiptarët.
“Angazhimi dhe vizioni të jetë për të ardhmen për bashkimin, ndërsa të tjerët gjatë gjithë këtij muaji kanë sharë dhe mashtruar. Ne kështu do të vazhdojmë edhe mbas 6 tetorit”, tha ai
Limaj tregoi edhe një detaje se pse presidenti i Serbisë nuk po e don në tavolinën e bisedimeve, e sipas tij ai është ballafaquar edhe më herët me të në Hagë, por thekson se ai do të jetë në tavolinën e bisedimeve dhe do e nxjerr Kosovën fituese.
Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha duke kërkuar votën për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj tha se në zgjedhjet e 6 tetorit Nisma do të del fituese dhe siç tha ai do t’i jep kuptim institucioneve. “Nisma është fuqizuar dhe është forca më serioze politike në gjithë territorin e Kosovës. Gjithë kjo mbështetje është sinjal që përveç që do të triumfojnë Nisma do t’i jap kuptim institucioneve të Kosovës…ne me 6 tetor do të vendosin
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos