LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi serik që pranon se vrau 14 gra në të 80-at, nuk do të gjykohet sepse ngjarja ndodhi shumë kohë më parë

Vrasësi serik që pranon se vrau 14 gra në të 80-at, nuk do të gjykohet sepse ngjarja ndodhi shumë kohë më parë

Lee Chun-jae nga Korea e Jugut, që ka pranuar se i vrau 14 gra në të 80-at, përfshirë edhe nëntë viktima të raportuara si pjesë e vrasjeve serike që ndodhën brenda një dekade, nuk do të ndiqet penalisht, ka bërë të ditur policia.

New York Time raporton se 56-vjeçari është identifikuar gjatë muajit shtator, pasi ADN-ja e tij është përputhur me katër viktimat e vrara në 10 Hwaseong, të kryera mes vitit 1986 dhe 1991, transmeton Telegrafi.

I dyshuari fillimisht mohoi përfshirjen në këto raste, por më vonë rrëfeu për nëntë prej vrasjeve të kryera, së bashku me dhunimin dhe vrasjen e pesë grave të tjera.


Hetuesi i lartë i policisë Ban Gi-soo ka thënë se Lee – i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Busan, për vrasjen e kunatës së tij në vitin 1994 – rrëfeu për 30 dhunime të tjera ose përpjekje për përdhunime. Krahas pretendimeve, Lee ka treguar edhe se si i ka vrarë viktimat dhe shumicën e hapësirave kur i ka varrosur viktimat, disa prej të cilave nuk janë gjetur kurrë.

Kërkimet për një nga viktimat e Lee

Por, përkundër faktit se ai ka pranuar vrasjet, nuk do të gjykohet edhe për këto 14 vrasje, sepse ka kaluar shumë kohë e gjatë që atëherë. Me ligjet e Koresë së Jugut, kur kalojnë dhjetë vjet nga vrasja dhe nuk zbulohet kryerësi, atëherë çështja mbyllet përgjithmonë.

Derisa, familjet e viktimave nuk kanë mundësi ta padisin atë, sepse ekzekutimi i padisë nga pala e dëmtuar, duhet të bëhet jo më vonë se dhjetë vjet që kur ka ndodhur rasti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Botë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Amerika
Top senatorët republikanë 'kundër' Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm mund të mos votohet në Kongres

Top senatorët republikanë 'kundër' Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm mund të mos votohet në Kongres

Amerika
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Bosnja
Kalo në kategori