LAJMI I FUNDIT:

Kurti njofton për aderimet e reja në Vetëvendosje

Kurti njofton për aderimet e reja në Vetëvendosje

Kryetari i Vetëvendosjes njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i janë bashkuar dy anëtar të rinj, Dorieta Gjura dhe Avni Tafili.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për disa të arritura të anëtares së re të VV-së, Dorieta Gjura, transmeton Telegrafi.


“Dorieta prej shumë vitesh angazhohet për drejtësi e barazi si aktiviste politike pranë Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani. Prej disa vitesh, ajo është bursiste e fondacionit Friedrich Ebert dhe ka një përvojë pune me Bundestagun gjerman pranë deputetit socialdemokrat Dietmar Nietan dhe në Parlamentin Evropian pranë eurodeputeteve Susanne Melior dhe Sylvia Kaufmann. Lëvizja është infrastrukturë për avancimin e politikave zhvillimore e barazimtare dhe me Dorietën është edhe më e fortë. E, në Lëvizjen tonë i uruam mirëseardhje së bashku me Avni Tafilin”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

“Dorieta Gjura mbaroi studimet themelore në Universitetin e Potsdamit, në drejtimin Politikë, Administratë Publike dhe Menaxhim. Magjistraturën e parë e bëri në Freie Universität Berlin, drejtimin Studime Evropiane, ku zhvilloi temën në lidhje me Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Tani, për magjistraturën e dytë, ajo është duke përgatitur tezën “Historia e Kosovës në vitet 1988-1990″, pranë Univeristetit Humboldt në Berlin. Dorieta prej shumë vitesh angazhohet për drejtësi e barazi si aktiviste politike pranë Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani. Prej disa vitesh, ajo është bursiste e fondacionit Friedrich Ebert dhe ka një përvojë pune me Bundestagun gjerman pranë deputetit socialdemokrat Dietmar Nietan dhe në Parlamentin Evropian pranë eurodeputeteve Susanne Melior dhe Sylvia Kaufmann. Lëvizja është infrastrukturë për avancimin e politikave zhvillimore e barazimtare dhe me Dorietën është edhe më e fortë. E, në Lëvizjen tonë i uruam mirëseardhje së bashku me Avni Tafilin”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori