Subjektet politike që janë në garë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes dhe ankesave të shumta janë gjobitur me mbi 154 mijë euro.
Për nga shifra e gjobave të shqiptuara prinë PDK-ja, pastaj Lista Serbe, e pasuar nga LDK-ja, koalicioni AAK-PSD dhe Nisma Socialdemokrate.
Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku tha për KosovaPress, se gjatë kësaj fushate zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, shuma totale e gjobave arrin vlerën e 154 mijë e 450 euro.
“Deri më tani Partia Demokratike është gjobitur me 52 mijë e 900 euro, Lidhja Demokratike është me 32 mijë e 700 euro, Lista Serbe me 36 mijë e 100 euro. Pastaj AAK-PSD me 28 mijë e 800 euro, Nisma me 2500 euro, dy subjekte të vogla minoritare njëra është dënuar me 250 euro, ndërsa tjera me 1200 euro. E theksova më herët shuma totale e gjobave deri më tani është 154 mijë e 450 euro”, deklaroi Desku.
Sipas Deskut, natyra e shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike gjatë fushatës përfshinë shfrytëzimin e autoriteti zyrtar, shfrytëzimin e shesheve, përdorimin e fëmijëve në fushatë etj.
“Gjobat që janë shqiptuar nga subjektet politike nga PZAP për këto shkelje si për përdorim të fëmijëve, si për vendosje të postierëve, për shfrytëzim të autoritetit zyrtar në njëfarë mënyrë të votave, shfrytëzimin e shesheve, vendosjeve e tendave në këto sheshe, nxitja e urrejtjes këto janë disa nga natyrat për të gjitha këto shkelje të Kodit të Mirësjelljes që PZAP ka shqiptuar gjoba”, tha Desku.
Sipas tij, edhe në këtë fushatë zgjedhore e cila do të përfundojë sot janë shfrytëzuar fëmijët dhe PZAP, ndaj kësaj shkelje ka shqiptuar 16 mijë gjoba, derisa janë pranuar 8 ankesa nga organizatat joqeveritare.
“Disa parti i kanë marr fëmijët e tyre në këto fushata dhe kjo është e ndaluar dhe në këtë rast kanë bërë shkelje në kodin e mirësjelljes dhe ato parti apo subjekte politike janë gjobitur nga paneli…I kemi pasur 8 ankesa 5 kanë rezultuar me gjoba, 3 janë refuzuara…5 i ka paraqitur BIRN ndërsa 3 i ka paraqitur KDI, 3 ankesa kanë rezultuara me gjoba të cilat i ka paraqitur BIRN, kurse 2 kanë rezultuar me gjoba që i ka paraqitur KDI. Shuma totale që i referohet këtij keqpërdorimi është 16 mijë euro”, tha ai.
Sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku deri tani janë paraqitur 104 ankesa, prej tyre 60 janë shqyrtuar, 37 kanë rezultuar si të bazuara, 23 janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa 44 ankesa janë në shqyrtim e sipër.
Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, ka deklaruar se gjatë fushatë zgjedhore në vitin 2017, gjobat e shqiptuara kanë mbetur pa u paguar më pak se 5000 euro janë të papaguara, prej dy subjekteve Alternativa dhe Partia Turke./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Ekspertët kanë zbuluar se si duhet të duket vagjina normale
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës