LAJMI I FUNDIT:

LDK: Presidenti Daul thotë se Vjosa Osmani është zgjidhja më e mirë për Kosovën euroatlantike

LDK: Presidenti Daul thotë se Vjosa Osmani është zgjidhja më e mirë për Kosovën euroatlantike

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian, tha se LDK-ja dhe Vjosa Osmani janë zgjidhja më e mirë për Kosovën euroatlantike, për të luftuar korrupsionin dhe për të sjellë investitorët për të cilët vendi ka shumë nevojë, thuhet në njoftimin për media.

“Ndërsa qytetarët e Kosovës do të votojnë të dielën e kësaj jave, unë jam i bindur se ata do t’i besojnë partisë anëtare të PPE-së, LDK-së, një fitore të madhe dhe një mandat të fuqishëm për të reformuar dhe afruar Kosovën me BE-në. Kosovarët duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Me Vjosa Osmanin, ata do të zgjedhin opsionin më të mirë për të përkrahur vendin në rrugën euroatlantike dhe për të adresuar reformat e nevojshme”, tha presidenti Daul, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të PPE-së.

“LDK-ja tashmë ka një rekord suksesi në udhëheqjen e Kosovës gjatë kohërave të vështira dhe shërbimit për qytetarët e saj. Ishte LDK, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, që solli shpresë, mundësi dhe perspektiva të reja, duke negociuar dhe zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Kjo punë tani duhet të përfundojë”, shtoi Presidenti Daul, një mik i madh i Kosovës dhe përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së saj në institucionet e BE-së.


“Jam i bindur se LDK-ja, së bashku me prijësen e listës Vjosa Osmani, mund të arrijë një tjetër moment historik për Kosovën. Jam krenar që lista e LDK-së, së bashku me kandidaten e saj prijëse, tregon se kjo parti mund të tërheqë politikanë të rinj, të talentuar dhe energjikë”, tha kreu i Partisë Popullore Evropiane, pjesë e të cilës është edhe LDK-ja.

Presidenti Daul, në mesazhin drejtuar qytetarëve të Kosovës, ka thënë se Vjosa Osmani është një deputete me përvojë, e cila ka qenë gjithmonë afër shqetësimeve të popullit dhe është gruaja e parë e nominuar për t’u bërë kryeministre.

“Ajo (Vjosa) është figura më e përshtatshme dhe më e aftë për të vazhduar luftën kundër korrupsionit, për të bërë një gjyqësor të pavarur dhe për të zbatuar sundimin e ligjit për të mirën e të gjithë kosovarëve. Vetëm nëse përmbushen këto kushte, investitorët do të vijnë në Kosovë, do të krijojnë vende të reja pune dhe do t’i japin gjeneratës së re mundësinë për të qëndruar në vend”, shtoi presidenti Daul.

Në emër të grupimit më të madh politik në Parlamentin Evropian, Presidenti Daul i ka porositur qytetarët e Kosovës se “zgjedhja është e qartë”. “Si PPE, ne mbështesim plotësisht Vjosa Osmanin, dhe besojmë në kapacitetet e mëdha të ekipit të saj. Së bashku me LDK-në, PPE do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës së Kosovës drejt BE-së”, thuhet në fund të letrës së presidentit Daul. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori