LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: AAK-PSD befasia e zgjedhjeve, do të jemi thellësisht fitues

Sejdiu: AAK-PSD befasia e zgjedhjeve, do të jemi thellësisht fitues

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Sejdiu ka folur për funksionimin e koalicionit AAK-PSD.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni me AAK-në nuk ka qenë ndonjë befasi pasi sipas tij ata kanë pasur bashkëpunim në interes të vendit edhe gjatë qeverisjes 18 mujore të Ramush Haradinajt.


Ai ka thënë se koalicioni deri tash ka funksionuar mirë në përgatitjet për ditën e zgjedhjeve.

“Kemi ndarë detyrat në cilat zona do të veprojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ky koalicion do të jetë befasia e zgjedhjeve dhe sipas tij ata do te jenë “thellësisht fitues” të zgjedhjeve.

Sejdiu thotë se edhe në shtetet më të zhvilluara mund të ndodhin koalicione mes dy ideologjive të ndryshme dhe sipas tij edhe koalicioni AAK-PSD nuk duhet të jetë një befasi.

Ai ka thënë se ka qenë shef i shtabit elektoral në dy palë zgjedhje në Prishtinë por garë më të ngushtë elektorale se tani në Prishtinë nuk ka parë./Telegrafi/