Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj duke kërkuar votën për koalicionin e tyre ka thënë sot se Kosovës nuk i duhen deputetë e as ministra që i përkulet individit, por i shërben popullit.
Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, lideri i Nismës gjatë mbrëmjes së sotme në takimin me anëtarët dhe simpatizantët të lagjes “Kurilla” të Prizrenit, theksoi edhe një herë që nuk duhet të votohet me inate.
“Ftesa ime është për banorët këtu, mos i këqyrni siglat, por njerëzit që i keni para vetës. Këta njerëz kanë me fol në Parlament. Nuk do të flet as slogani, por njerëzit. Nëse Kosova vazhdon më votu me dy motive, siç ka bërë deri më tash, ose me ta marrë votën përmes mashtrimit, keni me pas deputetë mashtrues. Nuk i duhet Kosovës as deputet e as ministër që i përkulet individit, por i shërben popullit”, tha ai.
Limaj adresoi akuza edhe ndaj atyre, që sipas tij vetëm kanë përdorur fjalor fyes dhe kanë bërë me gisht. E kjo, për të është qasje e gabuar.
“Çka ka pa hajr Kosova me qasjet e tilla. Çka ka pa hajr vendi ynë nga sharjet dhe bërjet me gisht. Këta njerëz që dinë vetëm me sha çka kanë bërë për vendin e tyre. Çka i kanë shërbyer vendit këta njerëz”, tha Limaj.
Limaj duke folur për kandidatët e Nismës për deputet, tha se ata janë adekuat për të shtyrë përpara programin e partisë, pasi sipas tij nëse nuk ka njerëz me shty këto përpara ato mbesin vetëm si letra.
“Kot janë programet që s’kanë njerëzit për të shtyrë përpara. Programet janë letra, e në letra ka shkronja, e në shkronjat marrin shpirt, kur ka njeri që i kryen ato punë. Munden me mbet letra të bukura, por nëse nuk ka njerëz me shty këto përpara, ato mbesin vetëm si të tilla”, tha ai.
Kandidati për kryeministër edhe në këtë tubim respektoi ezanin, gjë që u respektua nga të pranishmit.
Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Prizren, njëherësh kandidati për deputet, Zafir Berisha duke kërkuar votën për partinë e tij, tha se vlerë e Nismës do të jetë perspektiva për qytetarët e Kosovës.
“Unë po besoj që këta kandidat për deputet që janë të pranishëm, janë më mirë, jo vetëm që janë tonët, por bartin vlera kombëtare dhe profesionale. Nisma po vjen, Nisma është në qeveri dhe vlerat e Nisma do të jenë perspektiva për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën si shtet”, tha Berisha.
Në këtë takim me banorët e lagjes “Kurilla” të Prizrenit u kërkua që të votohet masivisht për kandidatët për deputet Nismës. Ndryshe, koalicioni Nisma-AKR-PD e përmbyll fushatën zgjedhore pikërisht në Prizren./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos