LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijuan një darkë romantike në Itali

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijuan një darkë romantike në Itali
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo së fundmi ka shijuar një darkë romantike me partneren e tij, Georgina Rodriguez, pas planeve për martesë.

I njëjti është duke planifikuar të martohet me të dashurën e tij pas tri vitesh njohje së bashku, edhe pse akoma nuk është bërë e ditur ndonjë datë e caktuar.

Përfshirë të gjitha këto, Cristiano dhe Georgina u panë duke darkuar të lumtur pranë njëri-tjetrit në Turin, Italy, të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një darkë romantike në Italy (Foto: Backgrid)

34-vjeçari dhe ish-asistentja e ‘Gucci’, 25-vjeçe, janë duke u takuar qysh nga viti 2016 dhe ai tha se do të martohet me Georginan pasi kjo është edhe ëndrra e së ëmës.

Georgina tregon se përse akoma nuk është martuar me Ronaldon
Lexo po ashtu Georgina tregon se përse akoma nuk është martuar me Ronaldon

Çifti mbase mund të kenë festuar edhe pas shënimit të yllit të Juventusit kundrejt Bayer Leverkusen të enjten në mbrëmje.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një darkë romantike në Italy (Foto: Backgrid)

Georgina, e cila së fundmi lansoi bashkëpunimin me Yamamay, është shprehur: “Çfarë ndjej për të është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, bashkë jemi të fortë”.

Çifti u takuan fillimisht në një dyqan të “Gucci” në Spanjë, ku zeshkania po punonte si asistente e shitjes, para se të takoheshin në një eveniment tjetër ditë më vonë.

Teksa flet për atë takim, ajo e përshkruan: “Ne biseduam shumë të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë”. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)