LAJMI I FUNDIT:

U rrit si bari me dele, sot është miliarder që të hyrat i ndanë me punëtorët – kurdi që ndërtoi perandori pa ndonjë përvojë në biznes

U rrit si bari me dele, sot është miliarder që të hyrat i ndanë me punëtorët – kurdi që ndërtoi perandori pa ndonjë përvojë në biznes

“Nëse fitoj unë, fitojnë edhe punonjësit e mi. Fitimi im është edhe i tyre, kurse fati i tyre është edhe i imi”, thotë Hamdi Ulukaya, një bari i varfër kurd i lindur në Turqi që emigroi në SHBA, kurse tani është pronar i brendit “Chobani” që vlerësohet se kap shumën e pesë miliardë dollarëve.

Hamdi Ulukaya është yll në SHBA, jo për faktin se i ka të gjitha por që i ka fituar të gjitha me djersë dhe i vetëm, dhe që ka ndërruar rregullat e kapitalizmi duke dëshmuar se metodat e tij janë me efikase, transmeton Telegrafi.


“Është koha të pranojmë se doracakët që tash e 40 vite i përdorin biznesmenët botëror nuk janë të nevojshëm”, ka deklaruar Ulukaya gjatë konferencës TED të mbajtur këtë vit në Vankuver të Kanadasë.

Do të ishte e gabueshme të thuhet se Hamdi Ulukaya nuk beson në fuqinë e biznesit, në Amerikën dhe ëndrrën amerikane – ai në fakt po i ndjenë – por rregullat me të cilat ai luan janë shumë më ndryshe nga ato që funksionojnë në vende tjera.

Ulukaya i njohur si “mbreti i jogurtit” ka lindur më 26 tetor të vitit 1972 në Anadoli të Turqisë, ku prindërit e tij mbanin shumë dele dhe kështu edhe i lindi ideja ta “pagëzojë” jogurtin me emrin “Choban”. U rrit në një familje kurde, popull ky që ka tri shtëpi, por jo edhe shtet.

Është rritur me dele duke bërë djathë, ajkë dhe jogurt, por jogurtin që sot e bën është më i njohuri në botë. Brendin e pagëzoi me emrin “Chobani”, që sot vlen pesë miliardë dollarë.

Por, edhe pse i ati e dërgoi për studime në Ankara, Hamdi më vonë pranoi para gazetarit të CNN, se nuk ka mundur të durojë anashkalimin që i bëhej dhe kështu në vitin 1994 mori rrugën për në SHBA, me tre mijë dollarët që i kishte në xhep.

I etur për të mësuar gjuhën, çdo ditë kalonte orë të tëra duke ushtruar me qëllim që të mund të fillojë biznesin që e kishte ëndërruar gjithmonë ta ketë, kështu në vitin 2005 i erdhi shansi kur pa shpalljen se po shitej një fabrikë e vjetër që prodhonte jogurta. Vlen të theksohet se këtë shpallje e kishte parë në një gazetë të hedhur në kontejnerin e mbeturinave.

Aty e kuptoi se duhet të reagojë dhe menjëherë i telefonoi babait: “Për amerikanët jogurti është desert i mbushur me sheqer dhe fruta, ka ardhur koha ta shijojnë jogurtin e vërtetë, atë që ne e bëjmë”.

Atë e këshilloi baba me pak fjalë:”Merr kredi, dhe pjesën tjetër e di se çfarë duhet të bësh”. Kurse Hamdi pa u menduar iu përgjigj: “Unë jam bari, pse mos ta emëroj kompaninë “Chobani”, gjë që do t’i tingëllojë si diçka ekzotike amerikanëve”.

E pasi që nuk kishte para për marketing, filloi ta paketojë jogurtin në ambalazh të vogël (që sot e përdorin edhe prodhuesit e tjerë), kurse e reklamonte duke ua dhënë “influencuesve” të rrjeteve sociale, që ua dërgonte në shtëpi dhe i luste ta shijojnë pa ndonjë prapavijë. Në paketime kishte shtypur edhe numrin e telefonit, kurse amerikanët në kontaktin e parë u dashuruan në jogurtin e tij.

“Jam kurd i rritur në malet e Turqisë. Në shoqërinë tonë nuk kishte rëndësi sa dele i ke, por çfarë njeriu je. Një atmosferë e tillë mbizotëron edhe në fabrikat tona, sapo futeni brenda e ndjeni shpirtin bashkëpunues”, ka thënë ky biznesmen.

Kujtojmë që “Chobani” është shpallur si një nga 10 kompanitë më inovative në botë. Rreth 30 për qind të punonjësve janë refugjatë dhe emigrantë që kanë përparësi kur vjen fjala të punësimi. Tre vite më parë Hmadi kishte deklaruar se 10 për qindëshin e kompanisë së tij, që vlen të paktën pesë miliardë dollarë, ua jep punëtorëve që asokohe ishin rreth dy mijë.

“Nuk është kurrfarë dhuratë, unë thjesht ua jap atë çfarë është e tyre, ata i kanë fituar ato”, ka shpjeguar ai.

“Kompaninë që e bleva nuk kishte hequr dorë nga jogurtët, por nga njerëzit, kishin hequr dorë nga ata sikur të mos vlenin asgjë. U nervozova shumë në drejtorin e tyre që qëndronte i ulur që mbante në dorë tabelën me të cilën tregonte se do ta mbyll fabrikën. Por ajo tabelë, nuk fliste për njerëz dhe përgjegjësinë që e kishte ai për shoqërinë”, shtoi kurdi Ulukaya.

Ai madje është kundër titujve si drejtor, lider apo drejtor ekzekutiv, duke thyer kështu të gjitha rregullat e biznesit nëpër botë. Ideja e tij është shumë e thjeshtë dhe revolucionare dhe bazohet në tri pika.

“Doracaku im anti-CEO (drejtor ekzekutiv) bazohet mbi të gjitha në falënderim. Në çdo vend të punës, punëtorët duhet të jenë në rend të parë, pasi që pa punëtorë nuk ka edhe punë e as para. Dyert e mia janë në çdo moment të hapura për punëtorët dhe blerësit, sepse ndryshimet ndodhin vetëm nëse dëgjojmë të tjerët”, ka shtuar ai.

“Doracaku im anti-CEO bazohet në shoqëri. Nga shoqëria e komuniteti nuk duhet marrë asgjë, shoqërisë duhet t’i jepen të gjitha. Vizitoni ata, u tregoni se çfarë planifikoni të bëni dhe pyesni qfarë kërkojnë ata, thjesht qëndroni pranë tyre, rrituni me ta dhe kështu së bashku do të arrini sukses”, ka shpjeguar Hamdi, duke shtuar se pikërisht kjo mënyrë e funksionimit i ka ndihmuar të hapë fabrikën e dytë në Idaho, që sot konsiderohet një nga fabrikat më të mëdha në botë.

“Doracaku im anti-CEO flet për përgjegjësi. Duhet të vendosni në cilën anë jeni, kjo vlen edhe për punonjësit dhe për qytetarët e rëndomtë. Nuk jam aty vetëm për të fituar, por edhe ta bëjë dallimin se çfarë duhet të bëjë për palën tjetër”, pretendon Hamdi.

https://twitter.com/theheidelbean/status/1179123943329779712

Sa i përket rregullave që sot praktikohen në biznes, Hamdi thotë se janë të pakuptimta dhe se ato nënvlerësojnë blerësit, pasi që po të mos ishin klientët ai nuk do të ishte ku është sot.

https://twitter.com/notorioustapir/status/1143890581145260032

Kujtojmë që Hamdi Ulukaya pa ndonjë përvojë në biznes ka ndërtuar perandori për vetëm 10 vite. Kur në vitin 2013 u shpall ndërmarrësi i vitit, në biografinë e tij ende shkruante se pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke ruajtur dele. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori