LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Fitorja e LDK-së i ndalë keqbërësit, kriminelët e të korruptuarit

Osmani: Fitorja e LDK-së i ndalë keqbërësit, kriminelët e të korruptuarit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të mërkurën gjatë tubimit përmbyllës zgjedhor në Fushë Kosovë se më 6 tetor populli i Kosovës do t’i ndalë keqbërësit dhe ata që edhe miqësinë e shenjtë me SHBA-të po e përdorin për synimet e tyre të mbrapshta politike.

“Ju jeni garancia e fitores sonë të thellë më 6 tetor. Fitores që do t’i ndalë keqbërësit, kriminelët e të korruptuarit të keqpërdorin edhe miqësinë e shenjtë të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A po e shihni çka po bëjnë ? Le ta shohin të gjithë, edhe ata që i kanë votuar më përpara, kush janë këta dhe çka janë në gjendje të bëjnë këta”, tha Osmani.

Në njoftimin për media thuhet se sipas saj, oponentë politikë të LDK-së të frikësuar deri në palcë nga humbja që do ta pësojnë më 6 tetor po prodhojnë lajme të rreme.


“Ne jemi të bashkuar sikur në kohën e presidentit Rugova dhe jemi të vendosur si kurrë më parë për t’ia kthyer Kosovën qytetarëve të saj, Kosovën në të cilën ata duhet të jetojnë të lirë e pa shantazhe nga ata që prodhojnë lajme të rreme. Ne në LDK nuk shantazhohemi. Me referendum gjithë popullor PDK-në me 6 tetor do ta qojmë në opozitë për kohë të gjatë. Ne që do të fitojmë nuk e kemi ndërmend që t’i amnistojmë krimet dhe kriminelët, amnisti as mos të presin”, tha Osmani.

Në këtë tubim ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka ftuar banorët e Fushë Kosovës dhe të gjithë Kosovës që të mos iu besojnë e as mos tua hapin dyert hafijeve, të cilët po shpërndajnë lajme të rreme dhe të fabrikuara kundër LDK-së.

“Me billborda e fotografi edhe me sjelljen e qytetarëve amerikanë në tubimet e tyre janë tu u mundu me na shti me kesh se gjoja e kanë mbështetjen e Amerikës. Krejt e dimë që janë ka rrejnë. Presidenti amerikan e kancelaria Merkel i besojnë vetëm vullnetit qytetarë që do të shprehet më 6 tetor”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se tubimi i sotëm po e dëshmon që në këtë komunë nuk ka të tjerë përveç LDK-së.

“Ne po punojmë që më 7 tetor ta kemi festën e fitores së LDK-së me tri shkronjat, liri, pavarësi e demokraci. Kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Berisha./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori