Xhaferi-Zannier: Vendi është në rrugë të mirë që t’i përmbushë dispozitat e OSBE-së
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, Lamberto Zanier.
Kryetari Xhaferi theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut çmohet lartë bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i Komisionarit të Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së. Ai vlerësoi se vendi është në rrugë të mirë që ti përmbushë në tërësi dispozitat e OSBE-së, edhe pse akoma ekzistojnë perceptime të caktuara negative, sidomos në nivel të vetadministrimeve lokale.
Kryetari Xhaferi potencoi se, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej vitit 1993 ka pjesëmarrje aktive në punën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ndërsa në vitin 2016 ishte mikpritës i Sesionit të pesëmbëdhjetë të kësaj asambleje ndërkombëtare.
Ai informoi se Kuvendi bashkëpunon ngushtë edhe me Misionin e OSBE-së në Shkup, me qëllim të përforcimit të pavarësisë parlamentare, funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik.
Komisionari i lartë Zanier, theksoi se për KLPN puna me parlamentet është me rëndësi të madhe. Ai theksoi se vizita e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rastin e promovimit të Strategjisë “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm”, dhe vlerësoi se e njëjta paraqet koncept pozitiv, i ndërtuar mbi bazat e forta të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Ai informoi për takimet e realizuara në kuadër të vizitës, me ç’rast si pozitive e vlerësoi mënyrën e re të interpretimit të proceseve politike në vend.
Komisionari i Lartë për Pakica Nacionale theksoi se i përcjell marrëdhëniet ndëretnike në gjithë rajonin e OSBE-së dhe përfundoi se, edhe pse nuk ekziston model ideal, në shumë vende ekzistojnë shembuj të mirë.
Ai potencoi se reformat në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbeten në fokusin e tij, duke e marrë parasysh rëndësinë e arsimit inkluziv në zhvillimin e gjeneratave të ardhshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles