LAJMI I FUNDIT:

Mickoski informoi ambasadorin hollandez për rastin “Haraçi”

Mickoski informoi ambasadorin hollandez për rastin “Haraçi”

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ambasadorin hollandez, Dirk Jan Kop. Në takim, ata diskutuan për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe proceset strategjike dhe reformat që kanë një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit.

“Mickoski njoftoi ambasadorin e Hollandës për një seri skandalesh korruptimi që përfshijnë zyrtarë qeveritarë dhe LSDM. Kryetari i OBRM-PDUKM-së theksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë dhe të efektshme të rastit “Haraçi 1” dhe rasti “Haraçi 2″ në të cilat të gjithë ato që janë përfshirë do të përgjigjen.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se sundimi i ligjit është thelbësor për të ardhmen e vendit, kryesisht për shkak të realizimit të interesit strategjik të shtetit në marrjen e një date për negociatat me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin tonë në BE”, thuhet në deklaratën e partisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori