LAJMI I FUNDIT:

Afroviti Goge do të lindë djalë

Afroviti Goge do të lindë djalë
Afroviti Goge (Foto: Instagram/afroviti_goge/TCH)

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge, ka qenë e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.

Në muajin e shtatë të shtatzënisë, ish-modelja tregoi se është në pritje të një djali, lajm ky që ka falur shumë lumturi në familjen e saj.

Megjithatë, Afroviti tregoi se mënyra se si e kishte mësuar për lajmin e shtatzënisë ishte tejet e veçantë dhe e gjithë ngjarja lidhet me një ëndërr që ajo kishte parë vetëm pak ditë para se të kryente testin e shtatzënisë.


https://www.instagram.com/p/B3CzfNIlnwa/

“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamanë time. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtatzënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”, ka thënë ajo.

Afroviti është shprehur se e ndau fillimisht ëndrrën me të ëmën për të kërkuar një shpjegim nga ana e saj e më pas ia komunikoi vjehrrës, e cila menjëherë kishte dyshuar për një shtatzëni të mundshme.