LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: E dua futbollin, por e mendoj jetën edhe pa të

Ronaldo: E dua futbollin, por e mendoj jetën edhe pa të
Cristiano Ronaldo (Foto: Juventus FC/ Twitter)

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai ende e dashuron futbollin, mirëpo ka filluar ta shijoj jetën jashtë edhe jashtë.

Ylli i Juventusit po vazhdon të jetë në nivele të larta dhe ta mendosh se është një 34-vjeçar, të befason edhe më shumë.

“Nuk jam një njeri i çmendur”, ka thënë portugezi për Sport Bible. “Nuk jam i pasionuar në stërvitje, jam i pasionuar në sukses, gjë që është e ndryshme”.


Cristiano Ronaldo (Foto: Juventus/Twitter)

“Unë ende e dua futbolli. E dua mbështetjen e tifozëve dhe njerëzve që e duan Cristianon. Nuk ka rëndësi mosha, gjithçka ka të bëjë me mentalitetin”.

Intervista e plotë e Ronaldos: Lot, emocione, të qeshura dhe shumë të pazbuluara për jetën e portugezit
Lexo po ashtu Intervista e plotë e Ronaldos: Lot, emocione, të qeshura dhe shumë të pazbuluara për jetën e portugezit

“Në pesë vitet fundit kam filluar ta shijoj këtë proces dhe ta shikoj jetën jashtë futbollit, kështu që ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin tjetër apo pas dy vitesh”, ka thënë më tej Ronaldo.

Portugezi dëshiron që në këtë sezon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin në mënyrë që ta ketë një shans që ta fitojë Topin e gjashtë të Artë. /Telegrafi/