LAJMI I FUNDIT:

Në sistemin e ri operativ iOS 13, hakerët arritën të ndërhyjnë brenda një kohe të shkurtër

Në sistemin e ri operativ iOS 13, hakerët arritën të ndërhyjnë brenda një kohe të shkurtër

Sistemi i ri operativ i Apple, iOS 13 që u lansua muajin e kaluar, ishte thënë se është shumë i sigurt dhe vështirë se mund të ndërhyhej në të.

Por, në një video të shpërndarë në Twitter, shihet se si hakerët kanë arritur të ndërhyjnë brenda një kohe të shkurtër dhe me mjaft lehtësi, transmeton Telegrafi.

Me anë të Checkm8, ka arritur të bëhet ‘checkm8’, që nënkupton ndërhyrjen në programet, të cilat Apple i ka ndaluar të intervenohet.


Ky është një lajm jo i mirë për Apple, sepse mënyra si funksionon ky program, e bën të pamundur ta ndalojë funksionimin e tij.

Derisa është ndërhyrë në iOS 13 të integruara në iPhone X deri të iPhone 4S, deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ka pasur ndërhyrje edhe në iPhone 11. /Telegrafi/