KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës të koalicionit “Sloboda“ që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës.
Kohë më parë, Rashiq dhe kreu i SLS, Slobodan Petroviq kanë deklaruar se e kanë jetën e rrezikuar për faktin se nuk duan të bëhen pjesë e Listës Serbe , marionetë e Beogradit e që nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundësi të takohen me votuesit potencialë, nuk mund të lëvizin lirshëm për të bërë fushatë, jo vetëm në veri të Kosovës, por as në vendet në Kosovë ku jetojnë serbët lokalë.
KMDLNJ thotë se serbët e Kosovës, jashtë Listës Serbe , politikanë qofshin ata apo edhe votues i janë nënshtruar një linçimi publik nga mediat e Serbisë dhe autoritetet serbe duke filluar nga Aleksandar Vuçiq , nga Kisha Ortodokse dhe nga serbët që janë nën urdhrat e Goran Rakiqit dhe Listës Serbe.
Atyre u kërcënohet familja, i ndalin dhe i arrestojnë në kufi me Serbinë , largohen në mënyrë arbitrare nga puna sikur që shpallen si tradhtarë të popullit serb, thuhet më tej në komunikatë.
KMDLNJ ka reaguar publikisht ndaj këtyre kërcënimeve, sidomos për jetën e Rashiq dhe Petroviq që thërrasin për respektimin e institucioneve të Kosovës dhe integrim në të gjitha strukturat e Kosovës, duke kërkuar hetim nga Prokuroria e Shtetit dhe, sipas informatave të KMDLNJ-së, hetimet janë duke u bërë.
KMDLNJ e informon opinionin se votuesve serbë të Kosovës e që nuk duan të votojnë për Listën Serbe po u shkelen në mënyrë flagrante të drejtat për të votuar sipas vullnetit dhe pa iu nënshtruar presionit, si njërën nga të drejtat elementare të njeriut dhe për këtë nuk ka reagim të duhur as të institucioneve të vendit e as të atyre ndërkombëtare .
KMDLNJ është i shqetësuar për kërcënimet e vazhdueshme që u bëhen liderëve serbë të Kosovës dhe familjeve të tyre, të cilëve u pamundësohet ta bëjnë një fushatë sikur që e bëjnë liderët shqiptarë të Kosovës dhe liderët e komuniteteve jo serbe.
Njëherësh, KMDLNJ është i brengosur që liderët shqiptarë dhe ata jo serbë e që i gëzojnë të gjitha të drejtat e të bërit fushatë, duke u sjellë në mënyrë krejtësisht oportuniste, mbase për shkak të interesit politikë (koalicion me LS) nuk e ngrenë zërin kundër kësaj padrejtësie që iu bëhet liderëve serbë të Kosovës dhe votuesve potencialë.
Edhe reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, me këtë rast është në mos përputhje të madhe me seriozitetin e situatës, andaj KMDLNJ konsideron se rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit për serbët lokalë janë të imponuara dhe të mbështetura në diskriminim, kërcënim dhe shantazh prandaj , si të tilla lehtësisht do të kontestohen.
KMDLNJ u bën thirrje subjekteve politike dhe koalicioneve garuese ta përmbyllin në mënyrë të qetë fushatën, të votojnë në bazë të vullnetit dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht se kush do të jetë fitues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë