LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni 100% Kosovë sot mban tubime në Podujevë, Obiliq dhe Vushtrri

Koalicioni 100% Kosovë sot mban tubime në Podujevë, Obiliq dhe Vushtrri

Edhe sot do të vazhdojnë tubimet zgjedhore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD-në, sot kanë paraparë t’i mbajnë tri tubime.

Tubimi i parë do të mbahet në Podujevë, në Sallën e Kulturës nga ora 16:30, për të vazhduar më pas me tubimin në Obiliq nga ora 18:00 në Sallën e Sportit “Adem Jashari”, thuhet në njoftimin për media.


Për sot, AAK-PSD tubimet do t’i përmbyllë me Vushtrrinë, në sheshin qëndror te Kalaja, ku tubimi do të nis nga ora 19:30.