LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen në Fushë Kosovë, burrë e grua, dyshohen për vjedhje veturash

Arrestohen në Fushë Kosovë, burrë e grua, dyshohen për vjedhje veturash

Për 10 ditë ishin vjedhur dy vetura në Fushë Kosovë.

Për këtë Policia kishte nisur hetimet, ndërkaq, ka arrestuar dy të dyshuar, burrë e grua.

Çifti është arrestuar këtë të diel, ndërsa emrat e tyre lidhen edhe me shumë vjedhje të tjera.


Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar përveç që dyshohen për vjedhjen e veturave, ka dyshime shtesë për ta.

“Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet”, ka thënë Ahmeti, njofton Telegrafi.

Sipas Ahmetit, Dy veturat e vjedhura janë gjetur tanimë dhe pritet të zbardhën katër raste të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor është arrit që të gjenden të dy veturat e vjedhura dhe fillimisht të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet te jene te përfshirë po këta dy persona”, thotë Ahmeti.

Ndërkaq, personat e dyshuar me vendim te Prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.