Shtatë Ferrari, tre Lamborghini, pesë Bentley,…: Superveturat e diktatorit dalin në ankand, tregohen edhe çmimet e tyre
Një koleksion i makinave luksoze të sekuestruara nga nënpresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të dalin në ankand në Zvicër dhe vlerësohet se sjellin 18.5 milionë franga zvicerane (18.7 milionë dollarë).
“Kjo është një shitje e jashtëzakonshme”, i tha AFP-së Philip Kantor, i ankandeve britanike Bonhams. “Është një koleksion privat i superveturave, me vjetërsi shumë të ulët”.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, midis makinave për të shkuar “nën çekiç” në një klub golfi të Gjenevës të dielën janë shtatë Ferrari, tre Lamborghini, pesë Bentley, një Maserati dhe një McLaren.
Veturat më të shtrenjta janë një Lamborghini Veneno Roadster, me vlerë midis 4.8 milionë dhe 5.7 milionë euro dhe një hibrid i verdhë Ferrari në 2,4-2,6 milionë euro.
Makinat u konfiskuan nga drejtësia zvicerane pas hapjes në vitin 2016 të një rasti të shkeljeve financiare kundër Obiang, biri dhe trashëgimtari i mundshëm i presidentit autoritar të Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema, i cili ka sunduar për 40 vjet dhe të cilin The Guardian e quan diktator. Të gjitha do të shiten pa çmim rezervë.
Në shkurt prokurorët zviceranë thanë që ata do të paraqisnin akuza për shkelje financiare kundër Teodorin Obiang Nguema, por po konfiskonin makinat luksoze si pjesë të çështjes.
Gjithashtu, Guinea Ekuatoriale gjithashtu ka pranuar t’i japë Gjenevës 1.3 milion franga zvicerane për të mbuluar shpenzimet e çështjes.
Ndryshe, në shtator, media braziliane thoshte se më shumë se 16 milionë dollarë para dhe orë luksoze u kapën nga policia dhe oficerët brazilianë nga bagazhet e një delegacioni që shoqëronte Obiang në një vizitë private.
E përditshmja braziliane O Estado de Sao Paulo citon një burim diplomatik nga Guinea Ekuatoriale duke thënë se paratë duhej të paguanin për trajtimin mjekësor që Obiang do t’i nënshtrohej në Sao Paulo.
Orët ishin për “përdorimin personal” të djalit të presidentit dhe ishin gdhendur me inicialet e tij, thuhet në raport.
Kombi i vogël i Afrikës Perëndimore është një nga prodhuesit kryesorë të naftës të kontinentit dhe ka një popullsi vetëm 1.2 milion. Vendi citohet rregullisht nga OJQ-të si një nga më të korruptuarit në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë
Lejet e fabrikës së Tesla në Meksikë janë pothuajse gati, teksa shteti nis punën në infrastrukturë
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare