LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet turisti amerikan në Valbonë, banorët e zonës i shpëtojnë jetën

Aksidentohet turisti amerikan në Valbonë, banorët e zonës i shpëtojnë jetën

Shpëton për mrekulli turisti nga SHBA i cili u aksidentua duke udhëtuar nga Thethi në Valbonë. Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi,  falënderoi banorët, institucionet vendore, qendrore dhe spitalore të Tropojës, për ndihmën në shpëtimin e jetës.

“Dje duke udhëtuar nga Thethi në Valbone një turist nga SHBA u aksidentua rëndë. Menjëherë janë angazhuar banorët e zonës, strukturat e pushtetit vendor dhe qendror, ato të rendit dhe i gjithë personeli spitalor i Tropojës duke bërë të mundur në kohë rekord dhënien e ndihmës së parë të specializuar si dhe transportimin me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë”, sqaroi Byberi.

Po ashtu, kryetari i Bashkisë shton se ky veprim i shpejtë sa human dhe profesional bëri që turisti të ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


“Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë operacion i cili dëshmon edhe njëherë për cilësitë e larta të solidaritetit dhe virtutet e qytetarëve të Tropojës”, shprehet ai. /ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori