LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë kineze “po përballen me shumë sfida” për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare

Kompanitë kineze “po përballen me shumë sfida” për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare

Kompanitë kineze po përballen me shumë vështirësi, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare, kështu është shprehurt ministri kinez i Tregtisë, Zhong Shan.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në një luftë tregtare për më shumë se një vit. Dy shtetet kanë vendosur sanksione miliarda dollarësh ndaj produkteve të ndryshme, duke tronditur tregjet financiare dhe duke rrezikuar rritjen globale, raporton Reuters.


“Tregtia po përballet me sfida të papara. Këto sfida janë edhe të brendshme dhe të jashtme”, tha Zhong.

Një raund i ri i bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuar dhe Kinës – dy ekonomive më të mëdha në botë – pritet të mbahet në Uashington më 10 dhe 11 tetor. Në këto bisedime do të marrë pjesë Liu He, që është zëvendëskryeministër dhe këshilltari kryesor politik i presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Ministri i Tregtisë, Zhong shtoi se Kina do të zgjerojë importet dhe masat për stabilizimin e tregtisë do të japin rezultate pozitive. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori