Vendimi i Bundestagut gjerman për të mbështetur hapjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në samitin e tetorit, nga kryeministri Zoran Zaev shihet si mirënjohje për punën e bërë, por edhe si inkurajim për vendet tjera anëtare të BE-së, për t’i dhënë mbështetje hapjes së negociatave, më shumë se dhjetë vjet pas marrjes së statusit të shtetit kandidat.
Në fjalimin e mbajtur të enjten në mbrëmje në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdoj të punojë për ta bindur unionin se meriton të jetë pjesë e familjes evropiane, ndërsa si kthesë të rëndësishme në hapjen e perspektivës evropiane përmendi zgjidhjen e kontesteve me shtetet fqinje.
“Sot kemi vetëm punë të mira nga zgjidhja e problemeve. Marrëveshja e Prespës së bashku me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë ka përshpejtuar integrimin tonë në NATO dhe ka mënjanuar pengesat më të mëdha për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri Zaev.
Presidenti Stevo Pendarovski tha gjithashtu se Maqedonia e Veriut “e meriton marrjen e datës pas shumë angazhimeve që ka bërë në dy vitet e fundit”, ndërsa sikurse edhe kreu i Qeverisë, edhe presidenti përmendi Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, politikën e fqinjësisë së mirë, por edhe kursin e reformave.
“Presim që Këshilli Evropian në tetor të valorizojë përpjekjet e shtetit tonë dhe do të konfirmojë rekomandimin e 10-të të Komisionit Evropian me caktimin e datës së bisedimeve për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e presidentit Ivanov.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në një prononcim për mediat tha se mbetet ende e paqartë se cili do të jetë vendimi final në tetor, pasi kjo varet nga harmonizimi ndërmjet shteteve anëtare, meqë, sipas tij, në rrjedhë janë dy procese – ai i debatit brenda BE-së për konsolidimin e unionit, si dhe çështja e zgjerimit.
Megjithatë, Zhbogar theksoi se rajoni do të kishte përfitime të mëdha nëse në tetor dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, marrin datën e bisedimeve.
“Mendoj se i gjithë rajoni do të ketë përfitime nëse dy shtetet nisin bisedimet, mendoj se kjo do të përçojë optimizëm në gjithë rajonin. Nga vendimi në tetor varet edhe ajo se si do të zgjidhen disa kriza në rajon, mendoj edhe në atë mes Kosovës dhe Serbisë. Vlerësoj se vendimi në tetor do të reflektohet edhe ndaj këtyre problemeve. Rajoni është I lidhur. Suksesi i njërit shtet do të ndikojë në suksesin e shtetit tjetër”, deklaroi Zhbogar.
Në vendim e Bundestagut nuk theksohen kushte që duhet t’i përmbushë Maqedonia e Veriut para konferencës së parë ndërqeveritare, që de facto, shënon edhe fillimin e bisedimeve, por dokumenti më shumë i përkushtohet përmbajtjes së kornizës së bisedimeve, mbi të cilat do të zhvillohen ato.
Vendimi, gjithashtu, i jep të drejtë Qeverisë gjermane të bllokojë anëtarësimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut në BE, nëse nuk përmbushen kushtet për anëtarësim, që kryesisht kanë të bëjnë me gjyqësorin, administratën, liritë, sigurinë si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova