LAJMI I FUNDIT:

Mrekulli nga Belotti dhe Torino, mposhtin Milanin me rikthim

Mrekulli nga Belotti dhe Torino, mposhtin Milanin me rikthim
Andrea Belotti. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Milani ka pësuar humbje në udhëtim te Torino 2-1, me skuadrën vendase që e përmbysi epërsinë e Rossonerëve.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve të cilët shpejt gjetën edhe golin e epërsisë.


Ishte minuta e 18-të e ndeshjes, kur polaku Piatek realizoi nga penalltia për 0-1.

Torino – Milan. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Milani vazhdoi të sulmonte, por që nuk arriti të shënonte më në pjesën e parë.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide i takuan Milanit dhe përfunduan me rezultat 0-1 në të mirë mysafirëve.

Por skuadra e Giampaolos nuk arriti ta mbajë epërsinë në pjesën e dytë.

Vendasit e përmbysën epërsinë e mysafirëve për katër minuta me autorin e njëjtë të dy golave.

Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti fillimisht realizoi për 1-1 në minutën e 72-të pas asistimit të Rincon.

Katër minuta më vonë, Belotti shënoi edhe njëherë për epërsinë e parë të Torinos.

Andrea Belotti . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Rast të 100% për ta barazuar rezultatin pati polaku Piatek në minutën e 95-të, por që goditja e tij u prit nga Sirigu për të mbetur rezultati ai i minutës së 76-të, 2-1 në të mirë të Torinos.

Torino pas kësaj fitore ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me nëntë pikë, ndërsa Milani ndodhet në vendin e 13-të me vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Në ndeshjen e ardhshme, Torino luan në udhëtim te Parma, derisa Milani pret Fiorentinën në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori